Tensionohet sërish protesta, refuzohet dialogu, protestuesit djegin karriget para kryeministrisë

Nga
A Shehu
Leximi

Protesta e studentëve ka vijuar edhe sot me tensione. Protestuesit u kanë vënë flakën karrigeve të vendosura përpara kryeministrisë nga kryeministri Edi Rama si simbol i ftesës së tij për dialog me studentët.

Karriget ishin nxjerrë mëngjesin e sotëm përpara godinës së qeverisë, ndërsa Rama përsëriti thirrjen për t’u ulur në bisedime me përfaqësuesit e protestës, një kërkesë që e kabërë prej disa ditësh.

Megjithatë, pas mbërritjes së protestuesve përpara Kryeministrisë, situata u tensionua dhe karrigeve iu vu flaka, në një veprim që shënon një tjetër refuzim simbolik të ftesës së kreut të qeverisë për dialog.

Protestuesit kishin nisur marshimin nga Ministria e Arsimit, ku u grumbulluan fillimisht në ditën e 13-të të revoltës studentore kundër qeverisë. Studentët dhe të rinjtë kanë kërkuar prej ditësh dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke kundërshtuar ftesat për dialog që nuk përfshijnë largimin e tij nga detyra.

Shperndaja një miku
Lini një koment