PD ofron mbrojtje ligjore për studentët e shoqëruar në protesta, krijon grupin e avokatëve

Nga
A Shehu
Leximi

Partia Demokratike ka njoftuar krijimin e një grupi të posaçëm avokatësh me qëllim ofrimin e asistencës dhe mbrojtjes ligjore për studentët që shoqërohen, ndalohen ose arrestohen nga policia gjatë pjesëmarrjes në protesta.

​Sipas një njoftimi zyrtar të lëshuar nga Sekretariati për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore i kësaj partie, grupi i juristëve do të jetë në dispozicion përgjatë 24 orëve në shtatë ditë të javës.

​Subjekti opozitar bën me dije se mbrojtja ligjore do të ofrohet pranë strukturave të Policisë së Shtetit, Prokurorisë dhe Gjykatave, me synim garantimin e respektimit të të drejtave të protestuesve dhe zhvillimin e procedurave në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi.

​Ekipi i avokatëve të caktuar nga Partia Demokratike përbëhet nga Marash Logu, Eda Grimci, Adriana Kalaja dhe Franc Nuri.

Shperndaja një miku
Lini një koment